Vdekja e çiftit Pasho/ Djali hedh dritë mbi ngjarjen: Kishin me vete mijëra euro. Disa ditë pas vrasjes ish e dashura më ktheu borxhin

16/06/2021 14:08

Djali i bashkëshortëve të ndjerë shqiptarë, Shpëtimi dhe Teuta Pasho, Taulant Pasho ka dhënë detaje të reja që mund të ndihmojnë autoritet në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Mediet italiane shkruajnë se gjatë marrjes në pyetje Taulant Pasho ka thënë se prindërit e tij mbanin me vete një shumë parash, që arrinte në disa dhjetëra, mijëra euro. Me zhdukjen e çiftit janë edhe paratë ishin zhdukur në mënyrë misterioze.

Taulant Pasho, 33 vjeç, i dëgjuar në burgun Como ku ai po mbahet për një tjetër akuzë, gjithashtu i ka dhënë përgjigje një sërë pyetjeve që i janë bërë në lidhje me ish-të dashurën e tij Elona Kalesha, e cila u hetua me të për vdekjen e çiftit së bashku me vëllain e saj Denis Kalesha.

Ai ka thënë se ka marrë përsëri nga Elona Kalesha, disa ditë pas zhdukjes së prindërve të tij, një shumë që ai i kishte dhënë asaj hua, që arrinte në disa mijëra euro.

Kujtojmë se eshtrat e çiftit shqiptar u gjetën dhjetorin e kaluar në disa valixhe të braktisura në buzë të një toke ngjitur me burgun Sollicciano, por ende nuk ka një autor të arrestuar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA