28/11 22:56
Në provincat Benue dhe Plateau të Nigerisë 25 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve të armatosura.
Sipas raporteve të mediave kombëtare, 11 persona u vranë në sulmin në rajonin Agatu të provincës Benue. Ndërsa 14 persona u vranë dhe 5 tjerë u plagosën në një sulm të armatosur të kryer nga sulmues të paidentifikuar në rajonin Bassa të provincës Plateau.
Shumë shtëpi u dogjën dhe shumë bagëti u zhdukën gjatë sulmit. Zëdhënësi i policisë në provincën Plateau, Simon Ubah Ogaba konfirmoi sulmin por nuk dha detaje për numrin e të vdekurve.
Ogaba theksoi se forcat e sigurisë u dërguan në vendngjarje dhe më pas filloi një hetim.
Top Channel