Samiti/ Biden nuk sheh liderin rus në sy, vetëm letrën e planit të bashkëbisedimit, në nisjen e tensionuar (fotot)

16/06/2021 16:47

Presidenti amerikan Joe Biden shihej sot me një tjetër letër “për të kopjuar” në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, të cilën duket se e përdorte për “t’u fshehur” nga shikimi i rusit, shkruante britanikja TheSun.

Dyshja ishin ulur pranë njëri-tjetrit brenda vilës Parc ‘La Grange’ në Gjenevë, Zvicër, teksa Biden qëndronte me këmbët e kryqëzuara ndërsa Putin me duart mbi gjunjë.

Teksa dyshja vijonte të fliste me zyrtarët rreth tyre, Biden shihej që vendoste fletën e tij të planit në xhepat e xhaketës.

Nuk është e qartë se çfarë ishte shkruar në letër, por edhe më parë presidenti është shfaqur në takime të rëndësishme me fleta ku shkruhen emrat e gazetarëve apo pikat e diskutimit në konferencë.

Presidenti amerikan po takohet me Putin për herë të parë që prej ardhjes në zyrë në janar.

Dyshja pritet të diskutojë më tej për përplasjet mes dy vendeve në tema si konflikti në Lindje të Ukrainës, burgosja e opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny, e së fundmi dhe mbështetja e Rusise për autokratin anti-perëndimor të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Më herët Biden kishte listuar gjashtë kompani ruse për pjesëmarrje në “tentativat qeveritare për të influencuar zgjedhjet presidenciale të 2020 në SHBA si dhe akte të tjera dezinformimi”.

Ndërsa Putin ka bërë thirrje që Rusia e SHBA të punojnë së bashku për të luftuar sulmet kibernetike duke thënë: “Ne shpresojmë që të krijojmë këtë proces në bashkëpunim me miqtë tanë amerikanë”, tha ai.

FOTO GALERI
2/5
Mediat thane se duket se e përdorte për “t’u fshehur” nga shikimi i rusit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA