Rihapet Taj Mahal – një nga atraksionet kryesore turistike

16/06/2021 16:09

India rihapi mauzolën e shekullit 17, të njohur si Taj Mahal, në kuadër të lehtësimit të disa masave kundër koronavirusit.

Zyrtarët thanë se vetëm 650 vizitorë do të lejohen ta vizitojnë atë në të njëjtën kohë.

Nga vizitorët po ashtu kërkohet që të mos i prekin muret e monumentit.

Taj Mahal u mbyll në muajin prill, kur një valë e rëndë e koronavirusit përfshiu Indinë.

Utar Pradesh, ku ndodhet Taj Mahal, ishte një nga shtetet më të goditura të Indisë.

Të mërkurën, autoritetet shëndetësore në Indi raportuan për rreth 62,000 raste të reja me koronavirus, krahasuar me rreth 400,000 në ditë në muajt prill dhe maj.

Si një nga atraksionet kryesore turistike në botë, Taj Mahal ka tërhequr rreth 70,000 vizitorë në ditë, përpara pandemisë.

Mauzola është ndërtuar nga perandori Shah Jahan, në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal.

Kur ka nisur pandemia, marsin e vitit të kaluar, Taj Mahal është mbyllur, për t’u rihapur në shtator.

Mbyllja për gjashtë muaj ka qenë më e gjata me të cilën është përballur.

Taj Mahal është mbyllur për pak kohë edhe në vitin 1978, kur në qytetin Agra ku ndodhet, ka pasur përmbytje.

Monumenti është mbyllur për pak ditë edhe në vitin 1971, gjatë një lufte midis Indisë dhe Pakistanit./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA