Rama në pushtet deri në 2030? Spiropali: S’ka lidhje, qëllimi ynë shtet-ndërtimi. Abilekaj: 4 vitet e ardhshme do jenë njësoj të këqija

16/06/2021 21:21

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS la të kuptojë se mund të kërkojë edhe një mandat të 4, duke folur për vizionin e Shqipërisë 2030.

Por sa reale është kjo dhe a e kemi të bëjmë me një dëshirë për pushtet për jetë? Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali tha në Open se kjo gjë s’ka lidhje me pushtetin, por me vizionin për shtet ndërtim.

Ndërkohë analisti dhe gazetari Enton Abilekaj tha se Rama rrezikon të instalojë një regjim dhe kjo do të kishte pasoja fatale për vendin më pas.

Spiropali: S’ka lidhje me pushtetin, po vetëm me qeverisjen , drejtësinë, shtet ndërtimin integrimin, këto janë qëllimet tona, misioni dhe vizioni ynë, dhe do e bëjmë realitet.

Prandaj po vijojmë me thellimin e reformës në administratë.

Abilekaj: Deri në 2025 e ka PS, po çfarë është projekti, aty u fol për reformë administratë, dhe do e largojë të vjetrën se ishte votë kundër qeverisë, kjo është e qartë.

Po portat që thonë, këta janë të ndarë në biznesmenët që ka afër Rama pra ndarja e aseteve te njerëzit vete. Reformën në arsim e kemi parë cçfarë na ka sjellë, atë në drejtësi duhet ta shohim akoma. 4 vitet e ardhshme do jenë njësoj apo pak më shumë të këqija. Me një opozitë që nuk di ku është , me një president që do e marrin këta, dhe do instalohet një regjim. Dhe tani do i durojmë këta.

Spiropali: Në 25 prill qytetarët folën qartë se çfarë duan.

Abilekaj: Ju shisni krimin zgjedhor si sukses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA