Punimet në rrjetin elektrik vazhdojnë në Shijak, ja cilat zona do të jenë pa drita

16/06/2021 09:13
FOTO ILUSTRUESE

OSHEE, prej ditësh vazhdon punimet në nënstacione elektrike, duke njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë.

Sot, Operatori i Sistemit të Transmetimit do të vazhdojë punimet në rrjetin e tensionit 110 kilovat, në linjën Rrashbull – Sallmone. Për rrjedhojë, nga ora 09:00 deri në orën 13:30 pa drita do të jenë:
Shijak, Breg Lumi, Ferme Sukth, Lagjia e Stallave, Biznese gjatë autostradës, 4 Rrugët, Maminas – Shijak, Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Kompleksi Lura, Shënavlash.

Top Channel