Simon Molla, i cili me gjithë vitet që kanë ikur pa asnjë rezultat hetimor, kërkimin e drejtësisë e ka kthyer në një mission!

Prej 2004, atëherë kur në fshatin e tij u ndërtua një fermë derrash, duke mos i përfillur banorë, Simoni nisi odisenë gjyqësore që ka prekur të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Së fundmi, ish krimet e rënda shpallën mos kompetencën mbas kallëzimit të banorit që kërkoi hetime për ish kryetarin e njësisë administrative Zef Hila, i cili ka fituar mandatin e deputetit.

Ai udhëtoi nga Bushati drejt Tiranës me planin për të protestuar, mbasi sipas tij Hila ka shpërdoruar detyrën e për këtë duhet hetuar.

Por, më herët kjo çështje është pushuar nga Prokuroria mbasi sipas akuzës fakti i pretenduar nuk përbën vepër penale.

Top Channel