Pas vërshimit të minjve, mediat lajmërojnë ‘apokalipsin e merimangave në Australi, me rrjeta gjigante në rrugë e pyje (fotot)

16/06/2021 19:08

Njerëzit po mahniten nga rrjeta të mëdha të thurura nga merimanga që tentojnë t’i shpëtojnë përmbytjeve në juglindje te Australise.

Pamje të frikshme tregonin rrjetat e mëndafshta anash rrugëve në East Gippsland, në shtetin e Victoria, të thurrura nga merimanga të ngritura në nivele më të larta për të shpëtuar nga  ngritja e ujërave pas disa ditë shirash të rënda.

Disa prej imazheve të postuara në rrjetet sociale, kishin komentet: “Sikur përmbytjet të mos mjaftonin, ja ku vjen apokalipsi i merimangave”.

Një tjetër përdorues komentonte: “Kjo është një ditë e zakonshme në Australi. nëse nuk vritesh nga moti, këtë e bëjnë kafshët e frikshme zvarranike”, tha ai  duke iu referuar araknidëve.

Krahina e juglindore e Victoria është përfshirë nga mot ekstrem dhe sasi gjigante shirash që kanë rënë dhe parashikohet të bien ende kësaj jave.

Profesor Dieter Hochuli, i Universitit të Sydney dukej se nuk bindej për teorinë e mediave mbi “apokalipsin e merimangave”, duke thënë se fenomeni është plotësisht natyral.

Ai tha për 7NEWS.com.au: “Ky është një fenomen çuditërisht i zakonshëm pas përmbytjeve. Ka grupe merimangash që kalojnë jetën e tyre qetësisht duke kapur insekte të ndryshme nga toka. Ato ndërtojnë një rrjetë që është ndryshe nga ato që njohim më shumë, rrethoret, pasi krijojnë rrjeta të rrafshëta dhe vetë jetojnë mes dy shtresave të rrjetës.”

“Kur kemi kësi shirash të rëndë dhe përmbytje, kafshët që zakonisht shpenzojnë jetën e tyre duke u fshehur në tokë, nuk mund ta bëjnë më prej kushteve të reja, prandaj sillen kështu.”

Ai shtoi më tej: “Një nga gjërat më interesante për këtë është se na tregon se çfarë ndodh pikërisht poshtë hundës tonë, në një ekosistem vibrues që është thuajse jashtë pamjes e jashtë mendjes. Ne nuk e kuptojmë se sa shumë gjëra ndodhin në shtresën e dheut derisa ato të dalin plotësisht në dukje”.

FOTO GALERI
3/7
Krahina e juglindore e Victoria është përfshirë nga mot ekstrem dhe sasi gjigante shirash

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA