“Nuk kemi ujë për vaditje”/ Qytetari nga Lushnja denoncon në ‘Ti Raporton’: Po na thahet misri

16/06/2021 18:32

Një banor nga Lushnja ka sjellë në “Ti Raporton” disa pamje nga të mbjellat nga ish-komuna Golem Lushnje.

Ai shkruan se si fermerë , ata kanë problem tharjen e të mbjellave pasi nuk kanë ujë për vaditje.

Qytetari shkruan se megjithëse janë ankuar për problemin nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Jemi fermer te njesis administrative te ish komuna golem lushnje kemi mbjell tokat me miser kemi shpenzuar milj leke shteti nuk na garanton ujin per vaditje vem ankohemi ne qendren administrative thon do ja u sjellim vem ne bashki po ashtu ku te vem te ankohemi fshati jon Plug ka nje siperfaqe 1500 ha. uje ska, shteti taksat na i vjel misri po na thahet , keto pamje vertet per te ardhur keq me kete ushqehemi qeveria veçse mashtron fakti eshte ky”, shkruan qytetari në “Ti Raporton.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA