Mandati i tretë do të sjellë figura të reja në institucione? Spiropali: Duam të afrojmë të rinj që kanë studiuar brenda e jashtë vendit

16/06/2021 10:20

Partia Socialiste nis në shtator mandatit e tretë qeverisës.

Kryeministri, Edi Rama ka folur për rritje të burimeve njerëzore në Partinë Socialiste dhe në institucionet qeveritare.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha për emisionin “Breaking”, në Top News se janë të gatshëm të afrojnë këdo që synon të përfshihet në politikë apo në funksione shtetërore.
Po punojmë për të afruar në PS burimet më të mira njerëzore, që duan të përfshihen në politikë. Mund të angazhohen në administratë të rinj që kanë studiuar jashtë dhe brenda, të ndjejnë që mund të vijnë e të kontribuojnë në administratën e shqiptare”.

Sipas saj, do të punësojnë njerëz të aftë e profesionistë, duke qëndruar jashtë çdo punësimi nëpërmjet korrupsionit.
Kemi nevojë të shkëputemi nga nepotizmi dhe do ta bëjmë! Të gjitha premtimet e këtyre 8 viteve i kemi mbajtur dhe kemi ecur në drejtimin e duhur. Misioni i PS-së, është një Shqipëri për të gjithë”.

E pyetur për kabinetin e ri qeveritar, Spiropali tregohet e rezervuar dhe thotë se “atë skemë po e mendon kryeministri i Shqipërisë”: “Ne të gjithë jemi duke bërë punën tonë. Duhet të bëni pak durim, nuk jemi akoma te emrat”.

 

Top Channel