Kryesia e PD-së mblidhet të premte, ja çfarë pritet të diskutohet

16/06/2021 21:24

Këtë të premte do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, për miratimin e metodologjisë së analizës për masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ndërkohë që mbledhja do të mbahet në orën 11:00.

Në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet analiza në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit. Gjithashtu në 17 korrik do të thirret Kuvendi Kombëtar i PD.

Njoftimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

Top Channel