Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e familjarëve të komisarit Artan Cuku, i vrarë disa vite më parë për shkak të detyrës, për dëmshpërblim.

Kërkesa është rrëzuar në datë  2 qershor nga Gjykata. Kërkesa për dëmshpërblim i ishte drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Sipas hetimeve që janë kryer nga Prokuroria për vrasjen e Cukut, Mikel Shallari është vrasësi me pagesw, i porositur nga Bledar Jambelli.

Artan Cuku dyshohet se u vra për shkak të detyrës, ku Mikel Shallari pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe zbuloi emrin e porositësit të vrasjes dhe bashkëpunëtorit të tij.

Shallari i përmendi prokurorëve emrin e Bledar Jambellit, si porositës dhe atë të Kristaq Lecit si bashkëpunëtor.

pas kësaj, Kristaq Leci, bashkëpunëtor i Mikel Shallarit në vrasjen e kryekomisar Artan Cukut është arrestuar në Greqi.

Top Channel