Kapet 41-vjeçari në Mat, dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me mjet prerës

16/06/2021 09:31

Policia e Matit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës bashkëshorten e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në Klos, pasi në banesë ka kanosur me mjete prerës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel