Holanda dha dritën jeshile për hapjen e negociatave / Rama: Ju kisha thënë, pas zgjedhjeve holandeze, Shqipëria u zhbllokua

16/06/2021 14:12

Parlamenti holandez ndezi dritën jeshile për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, këtë të mërkurë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se vendimi vjen pas zgjedhjeve në Holandë:

Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua.

Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim“.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të parlamentit holandez, ndërkohë që nesër pritet të konfirmohet nga seanca plenare. Ministrja e re e Jashtme holandeze, Singrid Kaag ka vlerësuar progresin e Shqipërisë, duke nënvizuar se ky shtet ballkanik së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në zgjedhjet parlamentare në Holandë, kryeministër i vendit u zgjodh Mark Rutte, që duket se mbështet integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Top Channel