Bashkimi Europian hap më në fund dyert për turistët shqiptarë, të mbyllura prej më shumë se 1 viti .Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të unionit miratuan sot përfshirjen e Shqipërisë dhe dy vendeve të tjera të rajonit, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në listën e vendeve, qytetarët e të cilëve lejohet të hyjnë për udhëtime në hapësirën e përbashkët.

Ndërkohë që deri më sot rregullat për kalimin e shqiptarëve në Greqi vijojnë të mbeten të njëjtat, që do të thotë se në vendin fqinj mund të shkojnë vetëm shtetasit grek, ata që disponojnë leje qëndrimi të rregullt si dhe punëtorët sezonalë.

Këto masa kanë favorizuar kalimin e personave në mënyrë të kundraligjshme.Një denoncim i tillë ka mbërritur në redaksinë e Fiks Fare, ku thuhet se mjafton të lidhesh me pronarin e një hoteli që ndodhet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe e kalon kufirin pa asnjë problem.

Fiks Fare solli rastin e një pronari hoteli në pikën kufitare të Kapshticës , i cili kërkon 1200 euro për të kaluar si ndihmës kamionist në doganë, pa qenë punëtor sezonal.

E dokumentuar me zë dhe figurë pronari i hotelit të vetëm në këtë pikë kufitare premton se mund ta kalojë qytetarin me vula të rregullta në doganë, të shkojë deri në Selanik dhe më vonë mund të udhëtojë për Athinë.
Ai tregon se këtë gjë mund ta bëjë në çdo moment, mjafton të stakohen paratë tek hoteli dhe ai i merr në momentin që personi mbërrin në Selanik.

Bisedë me pronarin e hotelit që të kalon në mënyrë të paligjshme në Greqi me 1200 euro

Fiksi – Ore më gjej dikë që të nxjerr garanci për punëtor sezonal?
Kamarieri – Nuk e di, vetëm të ketë pronarin e vetë
Fiksi – Më patë thënë një nga Cërriku më ka thënë që ka kaluar. Më ka thënë pyet këtu, më ka thënë
Kamarieri – Unë nuk marrë edhe vesh shumë. Pyet këtë djalin që ka këtë lokalin
Fiksi – Ta pyes një herë kot…
Kamarjeri – Mos di ai të orientojë.
Fiksi – Kam nipin për të ikur në Greqi. Më tha një nga Cërriku se e ke ndihmuar për të kaluar.Nëse e bën mirë, nëse s’e bën mos çaj kokën as më kë borxh e as të kam borxh
Pronari i hotelit – Me numrat e punës të vonohet nja dy javë. Ça moshe ka?
Fiksi – 17
Pronari i hotelit – Në qoftëse do të iki të iki si shofer kamioni, nga këta që i çojmë nga …dhe ky 1200 euro. Me vulë të rregullt.1200 euro të vetë edhe me numër punë, me numër punë të vonohet dy javë.
Fikisi – Të flas me vëllain e të them
Pronari i hotelit – Po jo mo s’ka problem. Ka ndonjë çikë trup kështu …
Fiksi – Ka, t’i them të vijë e të takojë
Pronari i hotelit – Po mirë të ta sqaroj si të vijë. Këtu nuk të humbet asnjë cent, ky është kunati im (kamarieri) , punon këtu tek unë është tek banaku
Fiksi – Atëherë unë do shkoj sot, kështu do e lëm, do vijë vetë nuk është problem.
Pronari i hotelit – Të vij kur të dojë, sa të dojë shpejtë e shpejtë
Fiksi – Shpejtë e shpejtë sa vonon?
Pronari i hotelit – Do vijë që sot o do ikë që sot o do ikë nesër
Fiksi – Ok, lekët do t’i lërë këtu?
Pronari i hotelit – Lekët t’i lërë këtu në momentin që do më marri mua kur të jetë në Selanik, deri në Selanik ikën
Fiksi – Po, po deri në Selanik
Pronari i hotelit – Vulën e ka të rregullt, pastaj do të iki në Athinë, t’i hipi autobuzit e të iki
Fiksi – Ok
Pronari i hotelit -Në rregull

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA