Ministrja Elisa Spiropali tha në Open se mazhoranca e bëri punën e vetë sa i shkarkon shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, e se tashmë fjala i takon Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë ajo përsëriti ftesën për opozitën.
Spiropali: Opozitën nuk mund ta zgjedhim vetëm mund të bëjmë tonën që të kemi një mjedis të shëndetshëm politik, i kemi ftuar në tryezë. Që të flasim dhe për presidentin. Që mos të jetë militant partiak si ky që kishim , por të jetë konsensual.
Duhet të votohet në kuvend, ne nuk diskutojmë mbi vendimin e Kushtetueses, ne e bëmë detyrën tonë.
Kemi një parti politike që po formëson identitetin evropianist që po ecën më hapjen e partisë dhe jo vetëm , po ndërkohë kemi forca -përballë dhe persona që po tentojnë të mbyllen, siç e tha kryeministri ne nuk bëhemi mburojë për asnjë,siç po ndodh në parti të tjera.
Top Channel