BE hoqi kufizimet për Shqipërinë/ Reagon Manastirliu: Një lajm i shumëpritur për të gjithë! Apeli i ministres për qytetarët

16/06/2021 12:07

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas vendimit të BE për të hequr kufizimet me Shqipërinë, por jo vetëm, edhe Serbinë e Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në facebook, Manastirliu shkruan se ky është një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët, por në të njëjtën kohë edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë

Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë

Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë

Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA