Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i afatit përfundimtar për të arritur në 1 mln vaksina, deri më tani janë kryer 850 mijë vaksinime në total.

Kryeministri ka publikuar në “Facebook” një foto me shifrën “850 000” . Në Shqipëri kanë marrë së fundmi vaksina anti-Covid personat mbi 60 vjeç, mes të cilëve “bluzat e bardha”, uniformat blu, punonjës të medias, transportit publik dhe turizmit.

Fushata e vaksinimit ka nisur që prej muajit janar me vaksinën Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V, që nuk e kanë marrë ende certifikimin e EMA-s.

Sot Bashkimi Evropian hoqi kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë duke e shpallur vend të sigurt, sa i takon Covid-it.

Top Channel