Ilustruese

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj në Durrës.

Shoferi me makinën tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., rreth 60 vjeç.

Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën e nevojshme.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 16.06.2021, në orën 15:20, në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj, Durrës, shtetasi A. L., 21 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., rreth 60 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel