Një 31-vjeçare, e cila ishte duke kryer manovra për të parkuar ka plagosur një kalimtar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, Korçë, pranë ish-Valutës.

E reja ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina është ngjitur mbi trotuar duke plagosur kalimtarin 47-vjeçar. Ky i fundit është transportuar në spitalin e Korçës dhe prej andej më pas u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe ndodhet në ambientet e Komisariatit të qytetit.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 9, Korçë, pranë ish-Valutës, shtetasja Xh. A., 31 vjeçe, banuese në Korçë, gjatë kryerjes së manovrave për parkim, ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” të cilin drejtonte dhe për pasojë, ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar kalimtarin J. P., 47 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë.

Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale”, njofton policia.

Top Channel