Politologu Roland Lami dhe avokati Plarent Ndreca në emision “Top Talk” kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me situatën pas zgjedhjeve të PD-së dhe fitores së Lulzim Bashës.
Ndreca është shprehur se Basha ka qenë dhe është një peng i Sali Berishës, ndërsa duhet të krijonte një ndarje pas vendimit të SHBA-së për ta shpallur ‘non grata’.
Ndërsa Lami tha se Berisha ka qenë garancia e Bashës për të qenë në krye të PD-së, por do t’i ngelet këtij të fundit të vendosë që të vijojë të jetë peng i Berishës apo do rindërtojë një model tjetër për hir të ambicies për t’u bërë kryeministër.
Denis Dyrnjaja: A është i vërtetë rikthimi i Berishës, a është i nevojshëm?
Roland Lami: Ko është vlera e dorëheqës së Ruçit, i cili duke u dorëhqeur, i ka dhënë mundësi të krijojë imazhin në dy parti politike, njëri dorëhiqet për shkak të konsumit, ndërkohë që Berisha që do të ishte e pritshme të kishim dorëheqjen shihet si shpresë e PD-së dhe individ që jo vetëm nuk do dorëhiqet por do të jetë më ambicioz se kurrë për ta marrë PD-në. Ndoshta edhe për të kontrolluar juridikisht, se defakto se ajo ka ndodhur.
Roland Lami: Ruci thotë fitoren e mandatit të tretë një kontribut e kam dhe unë, unë po dorëhiqem se konsumi, lodhja politike, nuk ia vlen të vijoj karrierën time. Nga ana tjetër Berisha i thotë Bashës jo vetëm s’do të dorëhiqem por do të jem agresiv për aktivitetin politik. Ky kontrast si thoni nuk do të kalojë pa u vënë re nga publiku? Do të jetë një strategji e ardhshme që unë do distancohem nga e shkuara dhe tjetra do të vij duke u karakterizuar me të shkuarën.
Denis Dyrnjaja: Çfarë do të prodhojë rikthimi i Berishës dhe pse po e bën këtë?
Plarent Ndreca: Ditën kur doli vendimi i i Sekretarit të Shtetit unë e kam thënë që pres që Berisha të tentojë marrjen e PD-së, nuk ishte ndjesi por analizë e bërë në atë moment por referuar historisë dhe sjelljes, berishizmit si sjellje politike frymë apo kulturë politike. Vetë faktit që deklaroi do jem më aktiv tregoi që gjëja e parë e aksionit është fati i tij politik individual. Asgjë s’ka ndryshuar, veç deklaratës së Sekretarit Amerikan të Shtetit. Berisha ka qenë aty, mos me thënë ka kontrolluar PD-në, por i nevojitet një rikthim formal, për ta përdorur PD për interesat e tij.
Denis Dyrnjaja: Duhet ta mbajë natyrshëm apo të bëjë një distancim?
Plarent Ndreca: Juridikisht s’ka problem, referuar standardit që ka tentuar të vendosë me rastet e mëparshme duhet të jetë i pari që duhet të iki, sepse Basha ka ngritur flamurin e goditjes së figurave politike, siç ishte Doshi. Basha duhet të kërkojë të paktën standardin e zotit Doshi. Unë e kam gjykuar që PD është kthyer në instrument të Berishës për mbrojtjen e tij personale apo familjare.
Denis Dyrnjaja: E komplikon prezenca e Berishës PD-në?
Roland Lami: Brenda PD-së të ngresh çështjen e sfumimit të figurës së Berishës je në kufijtë e herezisë, që për një pjesë e saj mund të jetë legjitime, por e parë brenda interesit të PD-së, kthehet në problem që nuk e shohin me shumë optimizëm prezencën e tij aktive në strukturat e PD-së sepse gjerat lëvizin, njerëzit janë më të informuar kërkojnë një ndryshim në aspektin që mund të funksionojë në PD.
Denis Dyrnjaja: A është Basha peng i Berishës?
Plarent Ndreca: Referuar aksioneve politike të Bashës vijon të mbetet peng në një kuptim apo në një tjetër se ka pasur mjaft momente apo mjaft shkaqe ku zoti Basha duhet të kishte bërë divorc, njëri nga këto ishte edhe vendimi i Departamentit të Shtetit Amerikan, por ai ka heshtur nuk ka bërë një divorc të qartë. Ai vijon të jetë peng për shkak të faktit që Berisha është aktor nr 1 i PD-së dhe një gjest kundër Berishës i prodhon kosto të forta zotit Basha.
Roland Lami: Berisha ishte dje garancia që Basha duhet të jetë kryetar por jo kryeministër i Shqipërisë. Do të jetë kreu i PD-së që do vendosë të jetë peng i Berishës apo do rindërtojë një model e do zgjedhë një mënyrë tjetër për hir të ambicies për t’u bërë kryeministër.
Top Channel