Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca zhvilloi një takim me Lulzim Bashën, pas fitores në zgjedhjet e PD-së.

Në takim u diskutua situata aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm dhe hapat e rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Pas rizgjedhjes së tij si kryetar i PD-së në Shqipëri, u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan në Twitter Soreca.

Kujtojmë se në zgjedhjet e zhvilluara më 13 qershor për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së, Basha siguroi 81% të votave të anëtarëve që morën pjesë.

Top Channel