Parcelat e mbjella përfshihen nga flakët, zjarri në afërsi të pallateve në Shëngjin

15/06/2021 21:15

Zjarri, që ka nisur prej orësh në Shëngjin është duke u përhapur me ritme të shpejta, për shkak se favorizohet edhe nga era.

Sikurse shihet edhe nga pamjet zjarri ka rënë në disa parcela të mbjella me pemë që janë në afërsi të qendrave të banuara.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe janë duke punuar për shuarjen e tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel