“Mos u gërricni me ne”, Kina paralajmëron NATO-n: Mentalitet i Luftës së Ftohtë!

15/06/2021 21:21

“NATO-ja po e ekzagjeron shumë me teorinë e saj të Kinës si kërcënim. Boll me këtë mentalitet të Luftës së Ftohtë. Modernizimi ynë ushtarak është i justifikuar, i arsyeshëm, i hapur dhe transparent”.

Pekini i është përgjigjur ashpër pozicionimit që bënë një ditë më parë në samitin e Natos krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, të cilët e cilësuan Kinën një rrezik për sigurinë. në reagimin e kësaj të fundit theksohet se Natoja duhet ta shohë zhvillimin e Kinës në një mënyrë racionale, dhe ti japë fund fakti që interesat dhe të drejtat e saj legjitime i përdor si pretekst për të manipuluar politikat, për të krijuar konflikte e për të ushqyer konkurencën gjepolitike.

Pas vitesh të vështira, Natoja u tregua e vendosur dhe krahas Rusisë vuri në shënjestër për herë të parë edhe Kinën si rivale strategjike. Megjithatë, në krahasim me Moskën, që u trajtua gjerësisht në deklaratën prej 40 faqesh të samitit, Kinës në thelb iu kushtuan vetëm dy paragrafë.

Aty theksohej se është e shqetësuar për një „politikë të imponimit”, që bie ndesh  kundërshtim me vlerat themelore të aleancës dhe ka të bëjë me sektorë, që “janë të rëndësishëm për aleancën” dhe se Pekini po zgjeron shpejt arsenalin e armëve atomike dhe “bashkëpunon ushtarakisht me Rusinë”, ndër të tjera përmes pjesëmarrjes në stërvitjet ruse në hapësirën euro-atlantike.

Kancelarja Angela Merkel pas takimit kërkoi sakaq një qëndrim të ekuilibruar në raport me Republikën Popullore të Kinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA