Manastirliu jep lajmin e mirë, ky është qarku i parë në vend që nuk ka raste aktive me covid

15/06/2021 17:57

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se në 24 orët e fundit Vlora është qarku i parë në vend, ku nuk ka raste aktive me covid.

“Lajm i mirë, Vlora është qarku i parë në vend, ku nuk ka raste aktive me #covid19”, njofton Manastirliu.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me covid 8 qytetarë dhe rastet pozitive janë konfirmuar: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.

Fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë edhe covid edhe një 73 vjeçar nga Tirana, duke e çuar numrin total të viktimave në 2,454, ndërsa ai i rasteve pozitive ka shkuar në 132,469.

Top Channel