Ilustrim

Një 70-vjeçare ka mbetur e plagosur ditën e sotme pasi u përplas nga një makinë në orën 19:45, në lagjen nr.11 të Durrësit.

E moshuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e ka identifikuar dhe kanë bllokuar mjetin e po punohet për kapjen e tij.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel