Një 57-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16 në Korçë.

Sipas informacioneve të para dyshohet se ai kurohej për probleme të depresionit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2021, rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16, Korçë, në bodrumin e banesës së tij, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri shtetasi F. P., rreth 57 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel