32882 demokratë ose ose 81% e atyre që votuan në zgjedhjet e të dielës i votëbesuan Lulzim Bashës mandatin e tretë në udhëheqjen e PD për 4 vitet e ardhshme.
Kandidati Agron Shehaj që u rendit i dyti në këtë garë u mjaftua me një falenderim për ata që e mbështetën.
Ndërsa Edit Harxhi në një koment në facebook thotë se “Lidhur me atë që ndodhi gjatë procesit zgjedhor, së shpejti do të them mendimet e mija, mbështetur mbi fakte. Fatbardh Kadilli renditi disa probleme që sipas tij nuk e bënë të drejtë garën.
Lulzim Basha si argument kryesor të betejës politike javët e fundit, ka patur atë që e quan masakra elektrorale e 25 prillit. Për ketë ai akuzoi direkt Edi Ramën. Por sot një ditë pas zgjedhjeve në PD, ai njësoj si Rama po akuzohet për një tjetër masakër elektorale kësaj here brenda PD. Megjithatë zoti Basha në 13 qershor mori mandatin e tretë në krye të partisë më të madhe të opozitës në vend.
Top Channel