Nga dita e sotme grumbullimet në ambientet e jashtme lejohet deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës.

Ministria e Shëndetësisë lajmëron se rregulli i ri hyn në fuqi nga sot. Sipas MSH, në ambiente të jashtme do lejohen 50 persona, nga 10 që ishte më herët.

Plani i lehtësimit të masave antiCOVID duhet të shoqërohet me respektim të rregullave, për kufizimin e përhapjes së COVID“, shkruan ministria.

Kujtojmë se nga 1 qershori është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse janë ambientet e jashtme, por ajo është e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme.

Gjithashtu ora policore është shtyrë me 60 minuta dhe fillon nga ora 23:00-06:00. Ndërsa nga 1 korriku do të hyjnë në fuqi masa të reja.

Nga 1 Korriku:
• Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.
• Orari për  muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP .

 

Top Channel