Çapjat, SPAK i akuzon për vrasje/ Akuzë për grup kriminal të organizuar dhe armëmbajtje pa leje

15/06/2021 19:32

Duke u mbështetur në rrëfimin e të penduarit të Drejtësisë, Ervis Bardhi, Prokuroria e Posaçme ngriti akuza për një nga të fortët e qytetit të Elbasanit, Ardian Çapja, për të cilin prokurorët e posaçëm kanë dyshime se ai urdhëroi e madje pagoi për vrasjen e Gentian Beqirit dhe që më pas përveç tij u vra edhe i ati, Nezir Beqiri.

SPAK po behet gati qe ta dorëzoje Ardian Capjan si te pandehur ne Gjykatën kundër krimit te organizuar, pa u mbushur ende tre muaj nga arrestimi i tij ne qytetin ku i dyshuari jetonte.

Akuzat ndaj Capjas janë per dyshimte e vrasjes ne rrethane cilësuese, por edhe pjesëmarrje ne grup te strukturuar kriminal, te njëjtat qe ishin ne fuqi edhe nga prokuroret e Elbasanit, qe shpallen mos kompetencën duke e konsideruar si një histori qe duhej zbërthyer nga prokuroret e posaçëm.

Megjithatë, te njëjtat dyshime bejne bashke ne te njejten dosje edhe Florenc Capja, qe i shpëtoi rrjetës se policisë shqiptare gjate aksionit krasta, por qe u zbulua dhe u arrestua i fshehur ne Dubai. Si bashkëpunëtor konsiderohet edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi se bashku me Olsi Leku dhe Klajdi Dekolli.

Krimi qe tronditi vendin gjate 2012, per shkak se dy viktimat u gjeten te pajete ndonëse duhet te ruheshin nga policia mbeti i pazbuluar per një kohe te gjate. Prokuroria e Elbasanit ra ne gjurme te Bardhit qe me pas vendosi te flasë mbasi ai u tradhtua nga gjurme biologjike qe kishin mbetur ne një automjet.

I riu tregoi se kur shkoi ne banesën ku qëndronte nen arrest Gentian Beqiraj aty gjendej dhe i ati Neziri, kurse policet qe duhet te qëndronin ne hyrje kishin braktisur shërbimin dhe po ushqeheshin me byrekë. Se bashku me te ne vrasje u angazhua edhe Olsi Leku, një tjetër autor qe u arrestua ne Greqi dhe qe ne përfundim u paguan 50 mije euro.

I penduari kujton madje se mbas krimit, Florenc Capja i ka pergezuar duke ju thëne: “Ju lumtë dora dhe mos e vrisni mendjen per ketë pune”.

Top Channel