Kreu i VV në Shqipëri, Boiken Abazi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai është shprehur se Vuçiç e provokoi Kurtin aq sa e “provokoi” presidenti amerikan Joe Biden kur kërkoi njohjen e republikës së Kosovës.

“Nuk di të ketë qenë një prag incidenti vetëm se Vuçiç përdori termin ‘shpërtheu’ për Kurtin, i cili është i paqartë për publikun, ka përdorur terma bombastikë për të mbuluar postin e tij. Koordinatat kanë ndryshuar dhe nuk është më e njëjta Serbi, se kemi zgjedhjet në SHBA ku nuk është më Trump si president nga ana tjetër kemi një kryeministër të Kosovës që ka fituar me mbi 50% i cili nuk ka akuza për korrupsion, ai nuk ka pasur dosje, ndryshe nga të tjerët para tij që kanë vajtur të bisedojnë me Vuçiç në Bruksel. Është provokim aq sa ishte deklarata e presidentit Biden kur i kërkoi Serbisë të njohë Republikën e Kosovës.

Dua të shpjegoj pse Vuçiç është në një pozitë të vështirë sot. Mladic i njohur si ‘Kasapi i Bosnjës’, është dënuar me burg të përjetshëm,  i cili është nderur nga Vuçiç, ka vendosur në mënyrë simbolike një bulevard emrin e tij. Në Shqipëri nuk kemi dëgjuar asnjë përfaqësues qeveritar për personat që kanë kryer krime as ta përshëndesin as ta mbështesim. Njohja nga ana e Serbisë është burimi kryesor midis problemeve mes Serbisë dhe dy republikave shqiptare. Nuk ka asnjë tentativë për të bërë asnjë lloj spektakli politik, ka një qasje kosistente të kryeministrit Kurti që shtron çështje thelbësore”, tha Abazi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA