Sekretari i partisë komuniste kineze në Jingtai, Li Zuobi raportohej sot se është hedhur nga dritarja e apartamentit të tij teksa të paktën 21 zyrtarë po mbahen përgjegjës në Kinë për rolin e tyre në ultra-maratonën e 22 majit, ku mbeten të vdekur 27 pjesëmarrës.
Mediat shtetërore kineze thanë se Zuobi ra për vdekje të mërkurën dhe nuk po kërkojnë të tjerë për ngjarjen.
Zëdhënes i tij Zhang Wenling, është shkarkuar nga puna pas ngjarjes tragjike ku të paktën 170 pjesëmarrës luftuan me kushtet ekstreme të motit pas një ndryshimi të papritur të kushteve atmosferike që sollën temperatura ngrirjeje dhe shira të akullt.
Barinj të zonës ishin lavdëruar për shpetimin e të paktën 6 vrapuesve të ultra-maratonës 80 km në zonat rurale të veriut të Kinës.
Familljarëtve të të vdekurve u janë ofruar nga qeveria dëmshpërblime prej rreth $150,000 pas maratonës që raportohet se ishte e paorganizuar dhe menaxhuar si duhet.
Pas rrebeshit të papritur vrapuesit ishin strehuar në shpella teksa shira të rëndë dhe erëra të forta përfshinë kursin e vrapimit, i cili kalonte në shtigje të ngushta malore dhe sipërfaqe të rrëshkitshme.
Top Channel