Një grup maturantesh në Vlorë kanë protestuar sot, kundër sistemit të pikëzimit dhe testit të matematikës, që sipas tyre ishte plagjaturë.
“Kërkojmë të drejtat tona, testi ishte plagjaturë, nëse nuk shikohet sistemi i pikëzimit do të bojkotojmë provimin e nesërm”, tha një nxënës.
Një tjetër nxënëse, arsyeton numrin e pakët të tyre në protestë, me frikën e të tjerëve. “Jemi kaq pak se vlonjatët kanë frikë të protestojnë, mendojnë se ne jemi me parti”, thotë ajo.
“Jam një studente e notës dhjetë, me këtë test nuk marr dot as 6. Të rishikohet sistemi i pikëzimit”.
“Rivlerësim të tezës kërkoj, të hiqen pikët e disa pyetjeve”.
Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nëpërmjet një video mesazhi, njoftoi se është rishikuar tezxa dhe do të ndryshohet kufiri minimal i notës për çdo lëndë. Pavarësisht kësaj deklarate, nxënësit shprehen të pakënaqur dhe shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë.
Top Channel