Makinat ende pa kolaudim/ Pajisen me leje pa kaluar në proces kontrolli, nëse plotësojnë kushtet teknike
14/06/2021 15:56
Qindra mijëra përdorues të automjeteve, sërish duhet të lëvizin me copa letrash në xhep, me makinat e tyre që nuk janë kontrolluar nga ana teknike nga shërbimi i kolaudimit.
Prej muajit janar, kur ky shërbim iu rikthye shtetit, autoritetet nuk kanë mundur ta rivendosin në punë për muaj të tërë, me argumentin e mospërputhjes së sistemit elektronik. Më pas, justifikimi ishte miratimi i ligjit te ri.
Kushdo qoftë arsyeja e shkakut që drejtuesit e transportit dështuan ta zgjidhin për shtatë muaj rresht, nuk ka fare rëndësi përballë faktit që në rrugët e Shqipërisë janë shtuar mjetet e pakontrolluara dhe të rrezikshme.
Top Channel