Gjykata Kushtetuese ka 3 muaj afat për të vendosur nëse e shqyrton ose jo çështjen, ndërsa nuk ka asnjë limit për kohën kur duhet të mbyllë gjykimin dhe të shprehet me vendim.

Ajo do të vendosë përfundimisht nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të rënda të Kushtetutës nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Në seancën parlamentare të 9 Qershorit, Kuvendi miratoi me 104 voto pro shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës, Ilir Meta. 7 deputetë votuan kundër, ndërsa 3 ligjvënës abstenuan.

Në votim morën pjesë 114 deputetë, ndërsa 7 të tjerë nuk ishin të pranishëm.

Meta është presidenti i parë i Republikës që shkarkohet nga detyra nga Kuvendi në historinë e shtetit shqiptar.

Kreu i shtetit e ka cilësuar si antikushtetues vendimin e parlamentit dhe se do të vazhdojë të jetë President deri më 22 korrik të vitit 2022, datë kur i mbaron mandati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA