Italia mban në fuqi masat kufizuese me Shqipërinë, shtyhet afati i bllokimit të kufirit deri në 30 korrik

14/06/2021 14:22

Shteti italian ka vendosur se deri në 30 korrik do të jenë të fuqi të njëjtat masa kufizuese me vendin tonë.

Pavarësisht faktit se situata epidemiologjike në vendin tonë, paraqitet e përmirësues, me pak ose aspak humbje jetësh në ditë, Italia vlerëson se bllokimi i kufirit qëndron në fuqi.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Italiane në vendin tonë, ku në një njoftim zyrtar rezulton se masat aktuale do të qëndrojnë në fuqi deri më 30 Korrik.
Mbetet në fuqi lëvizja vetëm për ata që kanë nënshtetësi italiane, që janë rezident në Itali ose që udhëtojnë për arsye studimi, për raste emergjence shëndetësore apo biznesi.

Ambasada bën me dije se kategoritë që lejohen të udhëtojnë duket të jenë pajisur me testin negativ të Covid 19, të realizuar brenda 72-orëve të fundit.

1) udhëtimi nga dhe për në Shqipëri është i mundshëm vetëm në prani të arsyeve të domosdoshme si: arsye pune, arsye shëndetësore apo studimi, urgjencë absolute, rikthim në banesë, vendbanim apo vendqëndrim. Nuk lejohet pra udhëtimi për arsye turizmi.

2) Rikthimi/hyrja në Itali nga Shqipëria u lejohet shtetasve italianë/BE/Schengen dhe pjesëtarëve të tyre të familjes, si dhe mbajtësve të lejeve të qëndrimit dhe pjesëtarëve të tyre të familjes. Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 7 shtator 2020 parashikon gjithashtu hyrjen në Itali të personave të cilët kanë një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme (edhe pse jo bashkëjetues) me shtetas italianë/BE/Schengen ose me persona fizikë me vendbanim të rregullt në Itali (me qëndrim prej një periudhe të gjatë kohore), të cilët duhet të mbërrijnë në banesat, vendbanimet apo vendqëndrimet e partnerëve të tyre (në Itali). Mund të kërkohet një shkresë informative konsullore.

3) Në momentin e rikthimit/hyrjes në Itali është e nevojshme të plotësohet një vetë-deklarim (klikoni këtu për vetëdeklarim dhe këtu për legjislacionin) në të cilin të paraqitet arsyeja e udhëtimit që mundëson rikthimin/hyrjen. Vetë-deklarimi duhet të paraqitet pranë personave të ngarkuar për kryerjen e kontrolleve. Është e udhës të jeni të gatshëm të paraqisni dokumentacionin mbështetës si dhe t’u përgjigjeni pyetjeve të personelit përgjegjës për ushtrimin e kontrolleve.

4) Destinacioni përfundimtar në Itali mund të arrihet vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të tij).
5) është gjithashtu i nevojshëm vetë-karantinimi si dhe vënia nën mbikëqyrje shëndetësore.

Nuk janë të detyruar të vetë-karantinohen dhe t’i nënshtrohen mbikëqyrjes shëndetësore, gjithashtu: ekuipazhet e mjeteve të transportit, personeli i mjeteve të udhëtimit, shtetasit të cilët hyjnë në Itali për arsye pune të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të miratuara nga autoritetet kompetente shëndetësore, për arsye të pashmangshme, përfshi këtu pjesëmarrjen në veprimtari sportive dhe në panaire ndërkombëtare, përmes autorizimit përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA