Vetëm pas pak orësh që nga nisja e votimit për kryetarin e ri të PD-së kanë nisur incidentet e para.

Zyra e shtypit të Agron Shehajt, përmes një njoftimi bën të ditur se vëzhguesja në njësinë nr.5 është përjashtuar nga komisioni pa të drejtë dhe momentalisht në këtë qendër nuk kanë asnjë vëzhgues.

“Vëzhguesja jonë në njësinë nr. 5, Enkeleda Cela është përjashtuar nga komisioni pa të drejtë. Momentalisht aty nuk kemi asnjë vëzhgues”, thotë zyra e shtypit e Agron Shehajt.

Ndërkohë kujtojmë se, votimi për kreun e ri të PD-së ka nisur që prej orës 08:00 të ditës së sotme dhe pritet të përfundojë në or 19:00.

Janë rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike që priten ti drejtohen qendrave të votimit, në 76 qendra në të gjithë Shqipërinë, ku do të votojnë për kryetarin e ri të kësaj force politike, në një garë mes katër kandidatëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA