14/11 14:09
Që nga ora 8:00 demokratët në Lushnje e Divjakë i janë drejtuar qendrave të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike.
Janë 1994 anëtarë në listë, edhe ata me karta të vjetra që do të votojnë në Lushnjë dhe 700 në degën e Divjakës.
Kryetari i PD-së Lushnje njëkohësisht deputet nga zgjedhjet e 25 prillit, Sajmir Korreshi pohon se procesi është normal dhe të katër kandidatët kanë përfaqësues të tyre si vëzhgues.
“Procesi, ka një trend të kënaqshëm që në orët e para ka pas të interesuar që në orën 8. Të katërt kanë përfaqësues të tyre vëzhguesit”, tha Korreshi.
Top Channel