“S’është përjashtuar asnjë vëzhgues” Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD: Vëzhguesi i Shehajt në Shkodër dërgoi vëllanë e tij pa kartë anëtarësie për ta zëvendësuar

13/06/2021 11:49

Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka dhënë detaje për procesin e votimit për zgjedhjeve e kreut të ri të PD-së që vijon prej orës 8 të mëngjesit.

Nisur nga akuzat e kandidatit Agron Shehaj, ku pretendon se është përjashtuar vëzhguesja e njësisë nr. 5, Gjana shprehet se nuk ka asnjë përjashtim, por zbatim të rregullave dhe zonja është zëvendësuar pasi ka thyer rregullat.

Ai gjithashtu përmendi një incident tjetër në qendrën e votimit në Shkodër, ku  njëri nga vëzhguesit e Shehajt ka dërguar vëllanë e tij për ta zëvendësuar, i cili nuk kishte kartën e anëtarësisë.

“Nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues, mbrëmë deri në 12 e gjysmë është diskutuar për përfaqësuesit, ndërsa Harxhi ka lënë komisione bosh dhe është rënë në dakordësi. Kemi pasur në 7 apo 8 raste të përfaqësuesve të Shehajt të cilat janë rrëzuar, pasi ka kritere të përcaktuara që duhen plotësuar dhe komisioni ka marrë vendime përkatëse. Vetëm në orët e mëngjesit deri tani për llogari të Shehajt janë plotësuar me përfaqësues të tjerë Kruja, Lushnja dega 4, Kavaja, Maliqi. Një rast në  Shkodër që ende nuk futet, është njëri nga përfaqësuesit që kanë luajtur me emrat, Gersi Jubani me kartë anëtarësie, vjen vëllai i tij dhe pretendon që të shkojë ai në vend të vëllait. E fundit para gjysmë ore është bwrw zëvendësimi është deleguar Barabara Dhurimdoda, pasi përfaqësueshja tjetër shkaktoi për 2 orë rresht probleme dhe ka marrë penalitet, pasi ka thyer rregullat e udhëzimit të datës 8 qershor, ku ndalohet fotografimi i fletëve të votimit i listave dhe i ambienteve të votimit nga anëtarët. Ajo ka bërë veprime të kësaj natyre dhe janë bërë zëvendësime të saj”, tha Gjana.

 

 

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA