Plazhet publike, ende të pista/ Bashkia e Durrësit premton të rrisë numrin e plazheve publike

13/06/2021 12:22

Kjo shtetase polake ka zgjedhur plazhin publik për të pushuar bashkë me familjen e saj.

“Është Ok, por pak pis. Gjithsesi është më mirë. Kujtoj se dy muaj më parë ka qenë më keq. Tani shoh se njerëzit kanë nisur ta pastrojnë plazhin”.

Pas një viti të vështirë pandemik, që dëmtoi ekonomitë familjare dhe shëndetin, pushuesit po kërkojnë gjithnjë e më shumë plazhe të pastra e të sigurta, por edhe ekonomike.

”S’kemi lekë, të ardhura që të shkojmë në plazh privat. Nuk kam pension.Vij 2-3 orë.. Vetëm pastërtia mungon pak.”

”Zgjedh plazhin privat se është më praktike dhe s’duhet të marrim gjë me vete. Nuk kemi vende të tjera dhe deri diku do të detyrohemi.”

”Te plazhi publik të vejnë rregull e të pastrojnë njëherë se askush nuk i ka lekët tepër, po jemi me fëmijë dhe duhet t’i krijojmë kushte.”

Këtë sezon, Bashkia e Durrësit premton se do të ketë më shumë plazhe publike përgjatë vijës bregdetare nga Gjiri i Lalëzit deri te Shkëmbi i Kavajës, por edhe lehtësira për subjektet që do të ofrojnë shërbim në bregdet.

Luan Dajko, drejtor i tarifave dhe taksave vendore Bashkia Durrës: Tarifat nuk kanë ndryshuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe nivelit të pagesave në kushtet e vështira të krijuara nga tërmeti dhe pandemia. … Për 2021 kemi kërkuar të paguajnë të gjithë detyrimet duke lënë 2019-2020 që ishin vite shkatërrimtare për bashkinë e Durrësit. S’do të lejojnë asnjë lloj uzurpimi të hapësirave publike.

Edhe në këtë fillim vere fenomeni i zaptimit të plazheve nuk ka munguar, po ashtu edhe forca goditëse e policisë ndaj tyre. Disa persona që shfrytëzuan pa leje plazhet në Kep të Rodonit, Porto Romano dhe sektor Rinia janë arrestuar, ndërsa kreu i tarifave dhe taksave vendore në bashki thekson se askush nuk mund të shfrytëzojë plazhet pa lejen përkatëse.

Luan Dajko: Dhe leja e shfrytëzimit të plazhit presupozon të gjitha kushtet që ka caktuar ministria e mjedisit në të gjithë bregdetin shqiptar nga veriu në jug.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA