Mourinho: Edhe Zoti po shihte futboll, ja pse Erikseni është gjallë

13/06/2021 21:22

José Mourinho, i emëruar së fundmi trajner i Romës, duke komentuar situatën e vështirë në të cilën u ndodh Christian Eriksen, tha i emocionuar se Zoti ka qenë duke ndjekur futboll në atë momente.

Numri 10 I Danimarkës dhe tekniku portugez kanë punuar së bashku për një periudhë kohe te Tottenhami.

“Sot nuk mund të ndalem së menduari për atë që ndodhi dje. Mendoj se është një ditë për të festuar, për të mos qenë i trishtuar. Për fat të mirë, futbolli ka shkuar në një drejtim me më shumë organizim, protokolle, nivel mjekësh dhe specialistësh. Dhe gjithashtu besoj se Zoti po shikonte futboll në atë kohë. E gjitha kjo, e bashkuar, bëri që Christian të qëndronte me ne, me familjen e tij.

Kjo është shumë më e rëndësishme se futbolli, por në të njëjtën kohë besoj se ka treguar edhe vlerat e mira të futbollit. Dashuria, solidariteti, shpirti familjar. Nuk ishte vetëm familja e tij, por familja e futbollit. Futbolli i bashkon njerëzit. Dje u luta, qava, siç besoj se kanë bërë miliona në botë. Futbolli mund t’i bëjë njerëzit së bashku. Në fund mund të festojmë, sepse Eriksen është gjallë. Sigurisht, nuk kam biseduar me të, por kam biseduar me Pierre-Emile Hojbjerg këtë mëngjes dhe Pierre është shumë pozitiv për Christianin. Lajmet janë të mira, kështu që mendoj se është koha për të festuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA