Një nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike Genc Pololo ka fotografuar votën e tij, ndërkohë që votoi për kreun e partisë.
Pollo ka plotësuar fletën e votimit për kandidatin e tij të preferuar nga katër që garojnë për postin e kreut të PD-së dhe më pas e ka fotografuar atë.
Duke qeshur, ai bën disa shkrepje dhe më pas e fut sërish telefonin në vesh.
Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike i janë drejtuar këtë të dielë qendrave të votimit, në 76 qendra në të gjithë Shqipërinë.
Një garë e fortë mes katër kandidatëve, atij aktual Lulzim Basha, Edit Harxhit, Agron Shehajt dhe Fatbardh Kadillit.
Anëtarësia iu drejtua kutive të votimit rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe votimit do të mbyllet në 19:00, për të vijuar më pas me numërimin e fletëve të votimit.
Top Channel