Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj ka votuar ditën e sotme në Selinë blu.
Ai theksoi se nëse cenohen standardet e votimit mund të kthehet në një boomerang për PD-në.
“Të shkojnë të votojnë më qetësi sepse sot nuk zgjidhet vetëm kryetari i PD por fati i zgjedhjeve të ardhshme. Këto zgjedhje rrisin vlerat e PD por nëse standardi është i ulët mund të kthehet në boomerang për PD. Është shumë e rëndësishme besueshmëria te Partia Demokratike”, tha kandidati Shehaj.
Kujtojmë se ai është në garë për postin e kreut të Partisë Demokratike bashkë me Edit Harxhin, Lulzim Bashën dhe Fatbardh Kadillin.
Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike priten ti drejtohen ditën e sotme qendrave të votimit, në 76 qendra në të gjithë Shqipërinë, ku do të votojnë për kryetarin e ri të kësaj force politike mes katër kandidatëve.
Votimi ka nisur që në orën 08:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 19:00 në të gjithë vendin.
Top Channel