Austria respekton parashikimet dhe fiton ndeshjen e parë të Grupit C ndaj Maqedonisë së veriut, debutuese në një kompeticion si Euro 2020.
Në sfidën e zhvilluar në Bukuresht, skuadra austriake arriti të mposhtë skuadrën që ka në përbërje edhe futbollistë shqiptarë me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku Maqedonia bëri gjithçka mundi për të dalë nga fusha e lojës me të paktën 1 pikë, por pa ia arritur qëllimit.
Ishte Austria ajo që mori kryesimin në këtë ndeshje teksa në minutën e 18 shënuan me anë të Lainer, por pas 10 minutash u rikthye eku8ilibri në rezultat pasi Maqedonia e Veriut barazoi në 1-1 me Goran Pandev që shfrytëzoi mjëft mirë edhe një gafë të Bachmann.
Pas pushimit të ndeshjes, ishte sërish Austria që mori frenat e lojës në dorë, por llogaritë e ndeshjes i mbylli në 12 minutat e fundit kur shënoi edhe 2 herë të tjera fillimisht me Gregoritsch dhe më pas me Arnautovic për të fiksuar rezultatin në 3-1 në favor të Austrisë në këtë përballje me Maqedoninë e Veriut që duket se e ka fituar Evropianin e saj.
Top Channel