Ulet numri i fermerëve/ Rënie drastike të të regjistruarve në tre muajt e parë të 2021

12/06/2021 20:11

Nazif Haka është një banor i Baldushkut. Si fermer, ai punon tokën prej shumë vitesh, por asnjëherë s’ka menduar që të paguajë sigurime për pensionin kur mos të punojë më.

Sipas tij, përpjekjet janë të kota për të paguar siguracione dhe detyrime, sepse e ardhmja e tij nuk është e sigurt dhe problematikat për të punuar tokën janë të shumta, gjë që nuk e nxjerr atë me fitim.

INSTAT raporton se të punësuarit në sektorin e bujqësisë gjatë tremujorit të parë të 2021-it u ulën me 7.8%. Kjo vjen për disa arsye. Në shumicën e rasteve ata që merren me punën në toka janë pensionistë, të lënë aty nga fëmijët e tyre në emigracion, ose fermerë qe punojnë te pasiguruar ne te zeze

Shumë punëtorë të bujqësisë preferojnë të  shkojnë në Greqi apo vende të tjera për të kryer punë sezonale. Gjithashtu edhe turizmi thith një forcë të madhe punëtore nga tokat bujqësore drejt bregdetit, siç Nazifi na shpjegoi rastin e djemve të tij.

Edhe pse një nga sektorët që pati më shumë prodhim gjatë pandemisë, si dhe skemave të qeverisë për subvencion afte, fermerët përsëri ndihen të pasigurt për të punuar tokat e tyre.

Top Channel