Finlanda ka shënuar fitore ndaj Danimarkës me rezultat 1-0, në një ndeshje që për disa minuta u kthye në momente të frikshme.
Ndeshja më e ndjerë deri më tani në Kampionatin Evropian ishte ajo me Danimarkës dhe Finlandës, pasi u kthye në një ndeshje të frikës, kur ylli danez Christian Eriksen u rrëzua në tokë.
Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 43-të pasi që mjekët për 10 minuta i qëndruan mbi kokë yllit danez që po luftonte me vdekjen.
Por pas disa një ore e gjysmë, ndeshja u vendos të zhvillohej, pas marrëveshjes mes dy kombëtareve.
Deri në momentin e ndërprerjes, Danimarka ishte shumë e më e mirë, duke rrezikuar disa herë.
Jonas Older Wind, Pierre-Emile Hojbjerg, Christian Eriksen dhe Martin Braithwaite kishin raste të mira, por portieri Lukas Hradecky ishte kthyer në hero për finlandezët.
Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe, pasi që skuadrat nuk e kishin atë entuziazmin e fillimit, pas rastit të Eriksen.
Në minutën e 60-të u shënua goli i vetëm i kësaj ndeshje. Jere Uronen pasoi te Joel Pohjanpalo i cili shënoi për 1-0.
Danimarka kishte rast të mirë të barazonte, por në minutën e 74-të, Pierre-Emile Hojbjerg huqi penalltinë.
Në fund rast kishte edhe Andreas Skov Olse, por as ky nuk shënoi.
Finlanda në ndeshje debutuese merr tri pikë e para.
Top Channel