Edhe në qytetin e Durrësit maturantët protestojnë sot për provimin e tretë, atë të matematikës që dhanë ditën e djeshme.

Nga Turi tek Sindi, maturantët durrsakë kërkojnë rivlerësim të shpërndarjes së pikëve të testit të matematikës, i cili konsiderohet i në niveli të vështirë mbi mesataren dhe i pakuptueshëm problemi me Sindin. Ka qenë i pakuptueshëm dhe maturantët pretendojnë që ka qenë një përkthim jo i mirë i këtij problemi.

Disa prej maturantëve, janë nxënës të notës 10, të cilët shprehen vërtetë të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

Maturantët do të hartojnë një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit për të pritur çdo të ndodhë më tej për vlerësimin e provimit të matematikës.

“Ne po protestojmë duke marrë shkasë nga provimi i djeshëm. Ishim shumë të zhgënjeyer. Nëse maturantët vjet humbën 3 muaj shkollë ne kemi humbur 2 vite gjimnazi, nuk ishte e drejtë për asnjë nga maturantët ajo çfarë ndodhi dje.

Ka dhe të tjera probleme që na krijuan vështirësi që ne nuk i kemi në kurrikluat tona gjatë tre viteve të gjimnazit. Kërkojmë uljen e tabanit të pikëve.

Kërkojmë një provim të drejtë që na janë premtuar gjatë kësaj kohe. Ne kemi shpresë dhe fjala jonë do dëgjohet”, shprehen disa prej maturantëve.

Top Channel