Deklaratat e fundit të Kylian Mbappe, të dhëna për “Francë Footbal”, ku shprehet se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, rrisin kuotat e transferimit të tij te Reali i Madridit, e vetmja skuadër europiane e gatshme të bëjë sakrificë të rëndësishme financiare për ta patur në gjirin e saj sezonin e ardhshëm.
Siç bën të ditur e përditshmja madrilene AS, stafi menaxhues i lojtarit ka folur tanimë me drejtuesit e klubit të Florentino Perez. Reali po pret që sulmuesi francez, në fund të Europianit, t’i komunikojë qartësisht PSG-së se nuk dëshiron të qëndrojë.
Në atë pikë, Los Blancos mund të presin që klubi parizien të bëjë lëvizjen e parë për të negociuar transferimin. Gjithmonë duke iu referuar asaj që raporton gazeta spanjolle, emirët që menaxhojnë Paris Saint Germain, nuk do të donin ta linin yllin e tyre para se të luhet Botërori në Katar, në program në nëntor dhjetor 2022, por mbetet gjithsesi e vështirë detyra për të mbajtur një lojtar të bindur për të ndryshuar fanellë.
Është pikërisht kjo leva e forcës ku mbështet Reali në mënyrë që t’i dhurojë trajnerit të ri Ancelotti, një prej sulmuesve më të mirë në botë për momentin.
Top Channel