Putin për takimin: Shpresoj që Biden të jetë më pak impulsiv se Trump

12/06/2021 19:04

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë sot se shpreson që homologu i tij amerikan Joe Biden të jetë më pak impulsiv se pararendësi i tij, kur të dy të takohen kokë më kokë këtë muaj.

Duke folur me rrjetin amerikan NBC News, Putin ngriti lart ish-presidentin Donald Trump për atributet e tij, por shtoi se priste më pak “vendime të bazuara te impulset” nga zoti Biden.

Lideri rus shtoi se udhëheqësi aktual i SHBA është një “burrë karriere” që ka shpenzuar thuajse të gjithë moshën e tij të rritur në politikë.

Intervista vjen disa ditë para takimit të liderëve në Gjenevë.

I pyetur mbi ndryshime të mundshme në presidencën amerikane, Putin tha se shpresa e tij e madhe ishte “të mos ketë më lëvizje të bazuara në impulset”, ndërsa vijonte lavdet për Trump.

“Ai është një individ i jashtëzakonshëm, i talentuar, është shumëngjyrësh, si kur e pëlqen edhe nëse nuk e pëlqen, ndoshta sepse nuk vinte nga stabilimenti i vjetër amerikan”, tha Putin.

Putin refuzoi gjithashtu një përshkrim të mëparshëm nga Biden, i cili e kishte quajtur “killer” (vrasës), duke thënë se ka gjëra më të rëndësishme për të diskutuar.

“Jam mësuar me këto sulme nga të gjitha anët e të gjitha këndet … asnjë prej tyre nuk më habit më”.

Por presidenti rus kishte reaguar më herët ndaj komenteve të “killer” duke thënë në televizionin rus se “vetëm një i tillë mund ta njohë një tjetër”.

Biden dhe zonja e tij e parë Jill Biden janë duke aktualisht marrë pjesë në samitin e G7 dhe pas fundjavës do të fluturojnë drejt Brukselit për bisedime me krerët e NATO-s dhe BE.

Më pas ai do të shkojë në Zvicër për takimin me Putin.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më herët se në samitin me Putin, Biden një rang të gjerë çështjesh kritike si “kontrolli i armëve, ndryshimet klimatike, përfshirja ruse në Ukrainë, sulmet kibernetike dhe burgosja e opozitarit rus Navalny.

FOTO GALERI
1/3
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë sot se shpreson që homologu i tij amerikan Joe Biden të jetë më pak impulsiv se pararendësi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA