Protesta spektakolare e G7/ Britanikët me pankarta në kanoe në brigjet e samitit botëror, kundër korporatave (fotot)

12/06/2021 15:21

Protestuesit britanikë të lëvizjes anti-stabiliment ‘Extinction Rebellion’ u lëshuan sot në një protestë të rrallë në flota kanoesh, barkash e kajakësh për të protestuar kundër politikave elitare në brigjet e samitit botëror G7.

Më shumë 1,000 demonstrues u mblodhën në cekësinë e uëjrave të plazhit Gyllyngvase në Falmouth për të protestuar ndaj ndotjes dhe shkatërrimit të oqeaneve nga kombet e industrializuara dhe korporatat e mëdha që zotërohen nga elitat e biznesit e politikës.

Zhvillimi vjen në ditën e dytë të samitit të G7 kur bizneset e mëdha presin diskutimet e liderëve për bashkëpunimin në përballjen me krizat e të ardhmes dhe reagimet ndaj pandemive globale si Covid-19.

Në plazhet e Falmouth pranë brigjeve ku po zhvillohet samiti në jugperëndim të Britanisë, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si ‘Ky është një oqean dhe kjo është një emergjencë klimatike’ para se të përplasnin lopatat e tyre të notimit duke kërkuar “Ndryshim”.

Organizatorët thanë se ishin të lumturuar nga pjesëmarrja e gjerë e plazhistëve me kostume banjoje e zhytjeje.

Organizatorja Amy Slack tha se kërkonte nga korporatat ndalimin e lëshimit të mbetjeve në oqeane.

“Kjo është mënyra jonë për të bërë protestën të dëgjohet. Çdo vit 400,000 ton ujëra mbetjesh industriale lëshohen në oqeane nga kompanitë britanike që fitojnë miliarda dollarë në kurriz të mbytjes së planetit, dhe kjo ndjehet shumë më tepër nga dikush që merret me sporte ujore”.

“Ne kërkojmë ndryshim. Oqeanet nuk duhet të degradohen  në këtë mënyrë dhe për këtë përgjegjësia bie pikërisht mbi këta persona që janë mbledhur këtu në samitin e Corwall”.

FOTO GALERI
1/14
Protestuesit britanikë të lëvizjes anti-stabiliment ‘Extinction Rebellion’ u lëshuan sot në një protestë të rrallë në flota kanoesh, barkash e kajakësh për të protestuar kundër politikave elitare në brigjet e samitit botëror G7.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA